Një adoleshente e cila dikur kishte fituar pseudonimin “vajza më me së shumti flokë”, ka pranuar se më në fund është martuar “me dashurinë e jetës së saj”, dhe tani ka vendosur ta rruaj fytyrën.
Supatra “Natty” Susuphan, 17-vjeçe nga Bankoku, ka publikuar fotografitë në rrjetet sociale fotografitë me bashkëshortin, ku ajo shihet pa “flokë” në fytyrë, transmeton Telegrafi.
Ajo vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike e quajtur Ambras Syndrome e njohur edhe si sindroma e “ujkut”, që e bën që i gjithë trupi i saj të mbulohet nga qimet.
Susuphan kishte fituar pseudonimin si “vajza më me së shumti flokë në botë” duke u futur edhe në librin e rekordeve Guiness gjatë vitit 2010, ku fytyra, veshët, krahët, këmbë dhe shpina e saj ishte e mbuluar plotësisht me qime.
Edhe pse i është nënshtruar tretmanëve të shumta, ato nuk i ndihmuan që të mos i rriten më qimet në të gjitha pjesët e trupit, por ajo duket se është pajtuar me këtë fakt dhe për këtë vazhdimisht i rruan.
Ajo madje ka arritur të gjej partnerin pranë të cilit do të kalojë pjesën tjetër të jetës, dëshmi kjo se njerëzit kurrë nuk duhen paragjykuar bazuar në pamjen e tyre. /Telegrafi/