Vajza që quhet Suzana Tahiri ka bërë në kurrizin e saj simbolin e Kombit Shqiptar , Shqiponjën dykrenare.
Por cila ka qënë arsyeja që Suzana ka vendosur të marrë një hap kaq të madh, pasi nuk ndodh shpesh, sidomos në Shqipëri ose në Kosovë të shikojmë një vajzë e cila kurrizin e saj e ka të mbuluar nga një tatuazh i madh.
Ja çfare thotë ajo :
” Tatuazhi është bërë 28 nentor 2014, u bën dy vite , shtytja ka qenë Kombëtarja Shqiptare dhe ngjarja që ndodhi në stadiumin e Serbisë. Mendova se do bëja diçka të madhe ,e ndjeva në zemer dhe e realizova. Për datën kam vendosur, ta bëj me 28 nentor , që ti përshtatet festës së pavarsisë së Shqipërisë. ”



















