Vajza sexy e ish deputetes prezanton familjen dhe zbulon daljen e afërt në ekran

E publikuar: 03/03/2018 21:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Ada Deda, vajza e ish deputetes demokrate Albina Deda është lakuar në media përshkak të pamjes së saj mjaft tërheqëse dhe fizikut të adhurueshëm. Tashmë studentet e gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Ada ka prezantuar veten e saj në një mënyrë krejt ndryshe nga sa jeni mësuar.

Ada ka rrëfyer për Gazetën Express se është krah modës impenjim më të rëndësishëm ka gazetarin.

Studentja e gazetarisë kulturore ka pohuar se së shpejti do të jetë pjesë e ekraneve televizive.

Ndër të tjera Ada nuk ka lënë pa falenderuar familjen e saj për mbështetjen duke prezantuar kështu gjithë anëtarët e saj për herë të parë para publikut shqiptar.

Jeni vetëm 19 vjeç dhe prej kohësh kini fituar vëmendjen e medias rozë. Si ndihesh nga kjo famë? A ju ka transformuar?

-E kam theksuar dhe më parë që ëndrra e ç’do vajze në fëmijeri e adoleshencë është modelingu apo konkurset e bukurisë. Pastaj jeta vazhdon dhe jo secilit person i jepet mundesia ta përjetesojë ëndrrën e vet magjike…Unë falë zotit e preka që në adoleshencë të qenurit modele apo dhe pjesëmarrjen në konkurse bukurie ndonëse modestisht.Tani ka shumë media e portale. Disa përkëdhelin të vërtetën e disa të tjera vegjetojnë për sensasione dhe komercialitet.Gjithsesi ato janë media dhe që kur kanë lindur vazhdojnë të jene një pushtet i fuqishëm. Kështu që për aq sa kam bërë jam e kënaqur nga fama ime.Nuk ndjehem e bezdisur por as dhe e llastuar.Pas çdo here reklamimi e paraqitje mediatike mundohem të manaxhoj më mirë çdo gjë, pse jo dhe të vetëkorrektohem. Se dhe moda është si ora. Ecen perpara dhe vetëm përpara. Aq sa mund të vetëgjykoj them se kahja e transformimit tim ka qenë pozitive.

Shpesh ju etiketojnë si vajza e deputetes demokrate. E vlerësoni plus apo minus për ju këtë prezantim para publikut?

-Së pari me siguri them se është një plus i madh jo vetëm në udhëtimin tim profesional por në gjithë jetën time qënia e mamit tim si deputete e Partisë Demokratike. Mami im si ish-studente e dr.Berishës në Fakultetin e Mjeksisë për 27 vite nuk e ka ndërprerë angazhimin politik. Ajo që m intrigon është fakti se kjo forcë politike është ajo që bëri të shpërthente liria e ngrirë për 45 vite nga komunizmi. Ndjehem krenare për mamin dhe nuk gjej fjalë të zgjedhura për t’ja dedikuar. Pa e ekzagjeruar them se ndihma e këshilla e mamit ka qenë vendimtare.Te mami im, si tek të gjithë demokratët e vërtetë gërshetohet shpirti i lirisë dhe ndjeshmëria me një konservatorizem të pranueshëm.

Sa ju mbështet familja në rrugën tuaj profesionale?

-Une fola për mamin por nuk mund të lë pa përmendur motrën time më të madhe Alisën, e cila është jo vetëm një studente e shkëlqyer e drejtësisë por dhe një shoqe e kritizere e aktivitetit tim.Vëllai Xhoni është më i vogël por ka shpirt artisti e humori dhe më perkrah duke më ngacmuar por gjithmonë duke u përkedhelur nga suksesi im. Edhe babi është mjek dhe ndonese në aparencë demonstron konservatorizmin që ja jep origjina në brendinë e tij fle një shpirt i butë solidariteti. Kjo është familja ime e shtrenjtë dhe e shenjtë dhe të gjithë më falin vetëm suport dhe dashuri. Unë jam krenare për të gjithë dhe ju ndihem borxhli.

-Tashmë u jeni futur studimeve në fushën e gazetarisë. Pse pikërisht gazetarinë? Si e projektoni veten në të ardhme?

Gazetaria ishte një zgjedhje e imja.Vijoj kursin special të gazetarisë kulturore dhe besoj se ka lidhje e korrelacion me fushën e modës. Plus që në të ardhmen e besoj shumë shpejt do ti perkushtohem gazetarisë televizive. Natyrisht të lidhur ngushtë me fushën time.

Cili do ishte një emision që do preferonit te moderonit?

-Më pëlqejnë një sërë emisionesh. Do të provoj ndoshta që këtë vit në një televizion ku më është ofruar një projekt….Ajo që dëshiroj më shumë është investigimi i jetës dhe personalitetit të VIP-ave të  botës së kulturës, artit e më gjerë të zhveshur nga fama. Natyrisht jo në kuptimin e demonizimit por të elaborimit tokësor e njerëzor të tyre. Përpara se të bëhet i famshëm por dhe gjatë e pas famës njeriu është njeri me risite e huqet e tij. Njerëzit ‘supermenë’ jetojnë e ekzistojnë vetëm në romane e filma

Fotomodelingu duket se ju zë një pjesë të mirë të kohës. Do të hiqnit dorë prej tij ndonjëherë dhe për cilën arsye?

-Për momentin përkrah studimeve unë vijoj fotomodelingun si dhe një projekt moderimi të një konkursi shumë reputativ bukurie. Me përjashtim të ndonjë seance në palestër të gjithë kohën e kam të zënë. Fotomodelingu më pëlqen aq më tepër kur ka projekte serioze por ngelet gjithmonë një aktivitet kalimtar që limitohet se pari nga mosha si dhe shume faktore aksesore te jetes se njeriut. Kështu që unë që tani po mendoj e praktikoj eksperienca më afatgjata.

Cila ka qenë oferta më e rëndësishme që keni marrë si fotomodele? A do të pranonit të pozonit ‘nudo’?

-Unë kam pasur disa oferta e në disa prej tyre jam aktivizuar.Disa i kam refuzuar për arsye të ndryshme pse jo dhe për shkaqe të principeve të mia. Sa për pyetjen që disa herë më është bërë se a do pozoja nudo them prerë:E injoroj tërësisht shprehjen e përbotshme “Asnjëherë mos thuaj kurrë” dhe thjesht e prerë shum e ndërgjegjëshme se kurrë nuk dëshiroj të pozoj nudo. Nuk i paragjykoj kolegët as këtu e as në botë por këtë princip besoj ta kem gjenetik.

Diçka për jetën tuaj private… Jua ka ‘vjedhur’ kush zemrën?

-Zemra nuk vidhet dhe as dhurohet. Këto shprehje janë klishe të vjetra. Zemra dhe dashuria e dikujt janë nevoja humane por gjithmonë të lidhura me kohën. Pa kohë e pa hapësirë kam lexuar se jeta ngelet pa filozofi.

E filozofia ile po aq sa dhe realiteti i sinqertë është se akoma nuk i kam hyrë rrugës së “vjedhjes” dhe jam po aq vigjilente ndaj “hajdutëve”. Ndjehem e plotësuar nga dashuria e familjes time për të cilën krenohem, e gjyshërve të mij të shkëlqyer dhe e miqve të mij të veçantë të cilët gjej rast që publikisht t’i përshëndes e t’ju them se i dua sa vetë dashuria.

Po ashtu ju pershendes dhe ju me shume respekt për hapsirën bujare mediatike që më rezervuat. /Gazeta Express/