Vajza e cila ka rënë dje nga kati i 6-të i një ndërtesë në Gjakovë, është në gjendje të rëndë shëndetësore, ka bërë të ditur Basri Lenjani, drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë.
“Ende është në trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente. Bëhet fjale për një politraumë. Gjithë simptomat shkojnë në favor të lëndimit të komblikut dhe organeve abdominale melçi dhe shpretkë. Rehabilitimi në këto raste zgjat” konfirmoi doktor Lenjani./21MEDIA