Jemi mësuar të shikojmë vajza që dalin shëtitje me qen dhe deri këtu është “ok” nuk ka asgjë të çuditshme. Por, një vajzë sot në Tiranë i ka habitur njerëzit, pasi i ka bërë të gjithë të kthejnë kokën nga ato për faktin se në vend të qenit kishte një derrkuc.
Nuk e dimë se çfarë pëlqen kjo vajzë tek ky derr, por ia ka arritur qëllimit, të gjithë kanë kthyer sytë nga ajo.
Vajza, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, i ka vendosur një emër derrit të saj, ajo e quan atë “Bronko”.