Vjen nga Tirana dhe si pjesë e temës së saj të Diplomës ishte një studim i fokusuar kryesisht në një produkt që synon t’ju vijë në ndihmë kërkuesve shkencorë, biologëve dhe kujtdo të interesuar në nxjerrjen e të dhënave nga mjedise të ndryshme qelizore.
Projekti i saj “Algoritma të detektimit të qelizave në mjedise të ndryshme qelizore” përbëhet nga një mikroskop me kosto të ulët, lehtësisht i transportueshëm që ka të implementuar në vetvete disa nga algoritmat më efikas, të analizuar në këtë studim.
Xhoena Polisi Studimet bachelor dhe të larta i kreu në Universitetin Epoka ndërsa aktualisht është kandidate për PhD. Projekti me të cilin mori pjesë në garë i përkiste studimeve të saj master.
Fusha kërkimore e kësaj teme fokusohet në analizimin e imazheve mjekësore, kryesisht imazhe qelizore në shkallën mikro.
Në kategorinë Diploma e Vitit në edicionin e 7-të të Albanian ICT Awards garoi përballë Besart Kuleta me projektin “Analiza e shportës së konsumatorit – rast studimi i bazuar në Data Mining”dhe Klajdi Çaushi me projektin “Një kriptovalutë për sektorin e turizmit në Shqipëri – Një skenar zbatimi.”
Ajo u shpall fituese në Diplomën e Vitit, një çmim i cili ju dorëzua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës në mbrëmjen Gala të ICT Awards. /ICTAwards.org