Vajza nga Mareci, kryetare e një komune në Suedi

E publikuar: 21/12/2016 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga fshati Marec i Prishtinës – kryetare e një komune në Suedi. Me kaq fjalë mund ta përshkruaj jetën e saj, Dëshira Vrajolli. Lajmi se një shqiptare nga Kosova është zgjedhur kryetare e komunës së Vermdës në Suedi, është bërë i ditur më herët. Por për prejardhjen e saj të saktë, ka shkruar presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Postimi i plotë i Pacollit:

Një vajzë nga Mareci, kryetare e komunës së Vermdës në Suedi..

Është kënaqësi dhe krenari e madhe të shoh si një zonjë e re, nga Mareci i Kosovës, që tani është bërë Kryetare Komune në Suedi.

Dëshira Vrajolli është vajza e kushës tim, Sadikut, dhe i uroj shumë fat dhe sukses në jetë. Unë gjithmonë kam thënë që Diaspora jonë është imazhi ynë më pozitiv i mundshëm