Vajza nga Kosova fiton çmimin për mentoren më të mirë në garën botërore të robotikës në Panama

E publikuar: 03/11/2025 10:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mentorja e ekipit FIRST Kosova, Elita Hajrizi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Outstanding Mentor Award”, në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge, duke u shpallur njëra ndër mentoret më të mira në botë.

Ky çmim i dedikohet mentorëve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin e tyre, duke kaluar përtej çdo pritshmërie në përkushtim, udhëheqje dhe frymëzim.

Ky vlerësim përbën një mirënjohje ndërkombëtare për punën e palodhshme dhe pasionin e Elita Hajrizit në zhvillimin e brezit të ri të inovatorëve kosovarë.