Vajza nga Gjakova është shpallur e zhdukur

E publikuar: 11/01/2020 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia e vet në Gjakovë dhe nuk është kthyer më.

Rastin e ka raportuar babai i vajzës dhe po hetohet nga Policia e Kosovës.

“Një person ka raportuar zyrtarë policorë ka informuar se e bija e tij e mitur femër është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.