Një ndër mjekët e famshëm në industrinë e estetikës dhe bukurisë në Britani ka paralajmëruar për rreziqet e “përmirësimit gjenital”, pas një bumi kërkesash për ndërhyrje kozmetike në penis dhe vaginë.
Doktori Neetu Nirdosh tha se kërkesat shkojnë nga zbardhues anal për të pasur buzët e vaginës dhe penis të “plotë” duke përdorur filler ( mbushës) në lëkurë.
Sipas mjekut, trajtime të tilla intime nuk janë vetëm të panevojshme, por mund edhe të rezultojë në enjtje të dhimbshme, paralizë nervore, gjakderdhje dhe komplikime të tjera.
“Ta themi thjesht, shumë gra duan një” vaginë të re “,” shpjegon Dr.Nirdosh.
Atyre nuk u pëlqen pamja estetike e vaginës së tyre dhe e shohin mbushësin e lëkurës ( filler) si shpëtim.
Por, teksa këtë gjë mund ta bëni fare mirë me duart apo fytyrën tuaj, për tu dukur sa më të reja, nëse e aplikoni si metodë në organet tuaja gjenitale, rreziqet janë të shumta.
Rreziqet përfshijnë paraliza nervore, gjakderdhje, enjtje dhe humbje të ndjesisë gjatë seksit.
Për ta thënë thjesht, vagina mund të duket më e bukur më pas, por kjo nuk do të jetë e vlefshme nëqoftëse ajo nuk punon në afat të gjatë, gjë që në fakt është rreziku që ju merrni përsipër”, ka shpjeguar mjeku.
Edhe pse kirurgjia e njohur si “labiaplasty”( ku buzët e vaginës “reduktohen” gjatë një operacioni) nuk është e pazakontë dhe nganjëherë mund të jetë e nevojshme për arsye mjekësore, rritja e kërkesës për të përdorur filler apo botox në vaginë por edhe penis është e re. Dhe sipas këtij doktori edhe shumë e rrezikshme.