Vajza e Xhemail Mustafës shpreson në Specialen, thotë se LDK duhej të bënte më shumë

E publikuar: 23/11/2017 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 17 përvjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës, vajza e tij, Beriana, ka thënë se shpreson që Gjykata Speciale mund ta zbardhë vrasjen e babait të saj, porse shtoi se LDK-ja është dashur të bëjë dhe insistojë më shumë në zbardhjen e këtyre rasteve, njofton Klan Kosova.

Ajo tha se është bërë klishe që për çdo vit të kërkohet zbardhja e kësaj vrasjeje, e të mos bëhet asgjë në këtë drejtim.

Mirëpo, Mustafa tha që Gjykata Speciale është shpresa e vetme që ka mbetur, pasi që as te EULEX-i nuk ka shpresë, marrë parasysh skandalet e fundit që po iu dalin.