Bija e themeluesi të Huawei dhe shefja e financave të kompanisë Meng Wanzhou kur u arrestua në Kanada kishte me vete një MacBook 12-inç, një iPhone 7 Plus dhe një iPad Pro.
Është i çuditshëm për faktin se Huawei publikisht shkarkoi nga puna punonjësit që publikuan në Twitter nga një iPhone për dëmtim të markës.
Jetojmë në 2019-ën ku shumica e kompanive nuk u kërkojnë llogari punonjësve se çfarë pajisjesh elektronike përdorin. Punonjësit e Microsoft Apple dhe Google janë parë shpeshherë të mbajnë me vete iPhone, MacBook dhe iPad.
🚨Just in: Court order issued this morning in Vancouver reveals for the first time the makes and models of electronic devices that were seized from #Huawei CFO Meng Wanzhou when she was arrested Dec. 1, 2018 at Vancouver International Airport. #China #Cdnpoli #nerdalert pic.twitter.com/2YFNbXt8Yn
— theBreaker.news (@theBreakerNews) March 22, 2019
Huawei Matebook Pro X është mbase laptopi më i mirë Windows prodhuar ndonjëherë. Mbase ajo nuk e pëlqen Windows?
Megjithatë nuk është se nuk i pëlqejnë telefonët Huawei. Dokumentet në gjykatë treguan se ajo gjithashtu mbante me vete një Huawei Mate 20 RS Porsche Edition, një version luksoz i flagshipit.
Pse ka përdorur një iPhone 7 Plus? Mbase sepse në Amerikën e Veriut nuk i përdor dot me operatorët celularë. /PCWorld Albanian