Vajza e themeluesit të Huawei padit Kanadanë për arrestimin

E publikuar: 04/03/2019 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e financave të gjigandit teknologjik Huawei Meng Wanzhou paditi Kanadanë për arrestimin dhe përpjekjet për ekstradimin në SHBA.

Meng Wanzhou u arrestua në Dhjetor në aeroportin e Vancouver nën akuzat e mashtrimit dhe thyerjes së sanksioneve Amerikane ndaj Iranit.

Ditën e Premte ajo paditi qeverinë e Kanadasë, Policinë Kufitare dhe Policinë Federale për shkeljen serioze të të drejtave të saj civile.

Po të njëjtën ditë Kanada zyrtarisht nisi procesin për ekstradimin e saj në SHBA. Ajo do të shfaqet në gjykatë më 6 Mars ku do të konfirmohet kërkesa e Kanadasë për ekstradimin e saj në SHBA.

Kina ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të Meng Wanzhou dhe procesit për ekstradimin duke e quajtur aktin si politikisht të motivuar. Ajo mohon çdo akuzë në drejtim të saj.

Meng është vajza e themeluesit të Huawei. Arrestimi i saj ka acaruar më tutje marrëdhëniet mes Kinës, SHBA dhe Kanadasë.

Autoritetet Amerikane kanë drejtuar mëse 20 akuza ndaj Huawei i cili është prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve dhe i pari në botë i pajisjeve të telekomunikacionit.

Kina thotë se lëvizja është abuzim i marrëveshjes bilaterale të ekstradimeve mes Kanadasë dhe SHBA. Dy Kanadezë gjithashtu janë arrestuar në Kinë menjëherë pas lajmit të arrestimit të Meng. /PCWorld Albanian