Luçia Rubio, një vajzë e re argjentinase e lindur në familjen e një prifti në lagjen e varfër të Cordobas, e ka arritur famën falë bukurisë mahnitëse që ka.
Gjatë një prove për modele të mbajtur në njërën nga rrethinat e qytetit të saj, Luçia, e cila sapo kishte mbushur 23 vjeç, ra në sy të të gjithëve aty për aty, përfshirë edhe syrin e organizatorit të ngjarjes, Jorge Zonzini, i cili tashmë është menaxheri i saj.
Luçia, po ashtu është modelja e parë argjentinase që njëkohësisht shfaqet në ballinën magazinës “Playboy” dhe magazinës spanjolle “Interviu”.
“Nëse Zoti ka dashur që më jap këtë trup, atëherë pse unë duhet të ndjehem e turpëruar që ta shfaq?”,- këtë ia kishte thënë babait së vet prift, Luçia pasi kishte pozuar e zhveshur për “Playboy”.



















