Vajza e Paul Walker, pjesë e familjes së ‘Fast & Furious’

E publikuar: 10/04/2015 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse Paul Walker është larguar nga kjo jetë, vajza e tij e vetme, Meadow, vazhdon akoma të jetë pjesë e familjes së “Fast & Furious”.

16-vjeçarja e ka konfirmuar këtë gjë ditën e martë, duke publikuar një fotografi nga premiera e filmit “Furious 7”, në Los Angeles.

Në foton e postuar në Instagram, ajo shfaqet së bashku me mikun e babait të saj Vin Diesel dhe me aktoren Elsa Pataky.

Me krahun e Elsës të hedhur rreth qafës së Meadow dhe me Vinin serioz në anën tjetër, mund të themi me siguri se kjo është një foto që Paul do kishte qenë shumë i lumtur ta shihte.

Diesel gjithmonë e ka shprehur se Paul ishte për të një vëlla, kështu që padiskutim, ai e konsideron Meadow si mbesën e tij.

/ Top Channel