Vajza e deputetes Xhevahire Izmakut: Të lutna mam mos e voto Gjykatën Speciale!

E publikuar: 26/06/2015 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si duket kërkesë për mos votimin e Gjykatës Speciale, nuk kanë vetëm organizatat e dala nga Lufta, e deputetë nga opozita, por një gjë të tillë e kërkojnë edhe fëmijët e tyre.

Vajza e deputetes Xhevahire Izmaku, sot në profilin e saj në facebook, ka kërkuar nga nëna e saj që të mos e votojë themelimin e Gjykatës Speciale, duke shtuar se kjo është një ndër sfida më e madhe me të cilën është ballafaquar deri më tani deputetja.

Vajza e Izmakut ka kërkuar nga nëna e saj që t’i thotë jo kësaj gjykate, ngase sipas saj, ”nuk jemi ata të cilët duhet të gjykohemi”.

E një reagim të menjëhershëm poshtë këtij statusi, e kishte edhe deputetja tjetër nga PDK-ja, Ganimete Musliu, duke i thënë se ndihet krenare me të.

Ja reagimi i plotë në facebook:

”Mam, shume pak here ne karrieren tande, je sfidu ne kete menyre !
Kjo Gjykate ka qene e padrejte qysh ne nisje !
Ti kurre nuk vepron kunder vullnetit tend, per krejt ato vujtje te luftes qe ke shkru ne libra te tu, per agjin Ferki mam,
thuj JO ! Nuk jena na mam ata qe duhet me u gjyku
Ne mos askush, familja jone e dine me se miri !
Te lutna mos voto MAM Xhevahire Izmaku”/Infodirekt.tv/