Kaia Gerber, vajza e supermodeles Cindy Crawford, është kurorëzuar “Modelja e Vitit” në eventin vjetor të “Fashion Awards 2018”.
Vetëm 17 vjeçe, Gerber është bërë modelja më e re që nderohet me këtë çmim.
Supermodelja u përball me konkurrente të forta si Adut Akech, Adwoa Aboah (fituesja e vitit të kaluar), Bella Hadid dhe Winnie Harlow për të marrë në shtëpi çmimin prestigjioz.
Kjo është një arritje e pabesueshme për adoleshenten që filloi modelimin shtatorin e kaluar, vetëm 4 ditë pas ditëlindjes së saj të 16-të.
Ajo bëri debutimin e saj në shfaqjen e modës së Calvin Kleinit pranverë/verë të vitit 2019, gjatë Javës së Modës në New York.
Viti 2018 padyshim që është një vit i madh më Kaia Gerber, e cila ka pushtuar pistat duke ecur në pasarelë për shtëpi të mëdha të modës si Burberry, Versace, Alexander Wang dhe Valentino.
Kaia Greber u mbështet nga familja e saj gjatë mbrëmjes së madhe ndërsa eci në tapetin e kuq me një fustan mahnitës të Alexander McQueen. Ajo u shoqërua nga mamaja Cindy Crawford, babai Randy Gerber dhe vëllai më i madh, Presley Gerber.
Në moshën 17-vjeçare, është e sigurt se ky është vetëm fillimi për Kaian dhe padyshim që do ndjekë gjurmët e mamasë së saj supermodele.