Lajmet

Vajza e Bedri Selmanit i pergjigjet Flaka Surroit: Ti, familja Surroi dhe krejt Grupi Koha keni qene klienta te rregullt te Hotel Victory!

08.06.2016 00:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vajza e Bedri Selmanit i pergjigjet Flaka Surroit: Ti, familja Surroi dhe krejt Grupi Koha keni qene klienta te rregullt te Hotel Victory!

Po e shoh që edhe e ashtuquajtura kolumnistja, Flaka Surroi paska marrë guximin të jap vlerësime mbi personalitetin e Bedri Selmanit.
Disa fjalë për Flakën.
Flaka,
Sinqerisht,
kur hapa sot kolumnen tënde mbi Hotel Victory-n dhe Bedri Selmanin, prita të jetë një shkrim përmbajtësor i cili do thirrte drejtësinë dhe shtetin ligjor të bëjë hetimet e duhura në këtë rast dhe të dëshmojë të vërtetën. Në vazhdim, pritjet e mija ishin të lexoja se si ti ishe mirënjohese për të gjitha shërbimet që me vite i ke marrë nga Hotel Victory.
Por, u gabova!
Flaka, ti dhe famillja Surroi, si dhe i tërë Grupi Koha ishit klientë të rregullt të Hotel Victory. Më kujtohet që prej organizimeve të konferencave, koktejeve të ndryshëm të Grupit Koha, e deri te shërbimet catering për ditëlindje familjare jeni sherbyer vazhdimisht në Hotel Victory. Besa, ja vlen të përmendën edhe kërkesat e juaja të pafundme për sponzorizime të ndryshme.

Kështu që, Flaka është bonton dhe kod i etikës falenderimi dhe mirënjohja. Ti e din që çdo herë që ke dashur ti nderosh mysafiret tuaj, apo të takosh personalitete të rëndësishme të komunitetit ndërkombëtar dhe vendor, adresa ka qenë tek Hotel Victory.

Flaka, e pash që kishe marr guximin të luash edhe rolin e gjykatës duke komentuar mbi vlefshmërinë e
kontratës së Kosova Petrolit me Misionin e Kombeve të Bashkuara.

Flaka, nuk je kompetente të komentosh ligjshmërinë e kontratave që janë nënshkruar në New York, nga krye administratori i këtij Misioni në Kosovë. Si dhe, në atë kontratë nuk janë 12 pika të përfshira, por 61 pika të karburanteve. Kështu, që Flaka get your facts straight!

Flaka,
kam pasur përshtypje që je më e arsyeshme, e jo si vëllau yt i sëmurë mbas pushtetit dhe parasë. Nese doni të materializoni diçka, atëherë sigurisht nuk bëhet përmes shpifjeve dhe shantazheve që i beni vazhdimisht.
Nëse keni nevojë për me ju ligjëru se si krijohen të
mirat materiale duke krijua vlerë në treg, atëherë mund të organizoj ligjerata për ty në fusha të ndryshme se si fillohet një ndërrmarrje, si të validohen idetë në treg, si të bëhemi konkurrent ndërkombëtarisht e shumë fusha të tjera të bërit biznes pasi që i kam katër ligjërues vetëm në shtëpinë time që japin ligjërata në Universitete rajonale dhe botërore.

Duke e marrë parasysh që ti ke besuar gjithmonë në shërbimet
tona, besoj që edhe kësaj rradhe do shërbehesh prej neve.

Flaka,
të mirat materiale nuk krijohen përmes zhvatjes së fondeve nga organizatat e huaja, siç keni bërë me vëllaun tuaj pas luftës. Te mirat materiale vine vetëm atëherë kur krijon vlerë në treg.

E pash që në kolumnen tënde ishe bërë merak se ku jeton babi im tani. Flaka, pasi që është biznesmen i përmasave botërore ai patjetër që është në lëvizje, nëse ke nevojë për itinerarin e tij ditor të lutem më njofto. Këtë javë do jetë në San Francisco, në diplomimin e motrës time nga University of California, një kuadër shtesë që të mësoj ty se si të krijosh diçka me vlerë në treg.
Flaka, shpresoj që në kolumnen e rradhes do mbledhësh
faktet në mënyrë që të kesh sadopak përmbajtje.

Flaka, kur e merr verdiktin final drejtësia, sigurisht që do te ndjehesh shumë keq që s’ke qenë në anën e duhur të historisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur