Sa herë e keni vrarë mendjen nëse lythat e krijuara në zonën gjenitale janë qime të rritura nën lëkurë, apo ndonjë shenjë e ndonjë sëmundjeje seksualisht të transmetueshme?
Epo ka një mënyrë fare të thjeshtë për të zbuluar për çfarë bëhet fjalë.
Lythat e krijuara nga sëmundja papilomavirus, që është një nga SST-të më të zakonshme, zakonisht kanë pamjen e lulelakrës.
Prandaj nëse ajo që ndodhet në trupin tuaj është e lëmuar, me shumë mundësi është thjesht një qime e pabindur.
Ende nuk jeni e sigurt? Provoni testin me uthullë.
Për të zbuluar me çfarë keni të bëni, do t’ju nevojitet pambuk i pastër dhe uthull e bardhë. Zhyteni pambukun në uthull dhe vendoseni për disa minuta mbi lyth. Lëkura e infektuar nga papilomavirus do të bëhet menjëherë e bardhë, në të kundërt, nuk do të ndryshojë ngjyrë.
Nëse i pari është rasti i juaj, atëherë mund t’ju duhet sa më shpejt një vizitë tek mjeku.
Por nëse ende nuk jeni të bindura, një vizitë mjekësore do t’ju qartësojë siç duhet.
Lexo më shumë në: http://www.kosovarja-ks.com/uthulla-zbulon-lythat-gjenitale/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright