Ushtria serbe bleu avion ushtarak 80 milionë euro

E publikuar: 20/11/2023 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër aeroplan transportues C295MW i destinuar për Forcat Ajrore të Serbisë dhe Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Serbisë ka aterruar në aeroportin ushtarak “Kolonel-Pilot Milenko Pavloviq” në Batajnicë.

Me këtë përfundon dorëzimi i të dy avionëve të këtij lloji në Serbi, të cilët ishin kontraktuar më 23 shkurt të vitit të kaluar, transmeton portali Tango gjashtë.

Siç thuhet, bëhet fjalë për një avion me numër regjistrimi 29502 (numri i fabrikës 223), i cili ka aterruar në aeroportin ushtarak të Batajnicës.

E gjithë paketa e prokurimit ka kushtuar 81 milionë euro, nga të cilat vetëm avioni ka qenë 66 milionë, ndërsa pjesa tjetër i referohet trajnimeve, pajisjeve dhe pjesëve rezervë.

C295MW do të zëvendësojë shembullin e vetëm aktiv sovjetik të mbetur të avionit An-26, i cili ka qenë në përdorim që nga viti 1984, në skuadrën e 138-të të transportit “Rode”, Brigada e 204-të e Aviacionit. /Vijesti.ba