Mediat ruse së fundmi kanë shkruar për një avancim tjetër të ushtrisë ruse, duke publikuar pamje që flasin rreth një kostumi betejash të avancuar, i cili së fundmi është vënë në provë nga një njësi e re e Korpusit Inxhinierik Rus.
Sipas mediave ruse, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një kostum që është i dizajnuar në mënyrë specifike për të mbrojtur ushtarët në një luftë intensive urbane.
Siç thuhet më tej, kostumi është bërë nga materiale të përbërë që ofrojnë një nivel të mirë mbrojtjeje, pa penguar lëvizshmërinë luftarake.
Por, siç vlerësohet më tej, është më shumë se vetëm një kostum i blinduar – kostumi është i pajisur me një kamerë të trupit dhe madje edhe një sistem ftohës të integruar, ndërsa peshon vetëm 10 kilogramë. /Telegrafi/