Ministri i FSK-së, Rustem Berisha në një intervistë për Tribuna Channel po thotë se shumë shpejt do t’i takojë përfaqësuesit e Listës Serbe, në mënyrë se siç po thotë ai të gjendet formula që kjo parti politike ta pranojë formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës
Ani pse Berisha nuk deshi që të jap ndonjë datë kur Kosova do ta ketë Ushtrinë, ai i komentoi deklaratat e Kryeministrit Haradinaj se një gjë e tillë do të ndodhë deri në marsin e vitit të ardhshëm
Foli edhe për buxhetin ku tha se Forcat e Armatosura pritet që të kenë rritje vjetore prej 5 milionë eurove.
Ministri Berisha shtoi se puna e bërë në FSK gjithmonë ka qenë e madhe dhe Kosova duhet të krenohet për të arriturat që kjo Forcë i ka bërë.

















