Ushtria amerikane ndërton ‘tankun dron’

E publikuar: 19/05/2015 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtria amerikane ka krijuar një tank të teknologjisë së lartë, i cili nuk ka nevojë për drejtues. “Tanku dron” mund të kontrollohet në distancë dhe mund të ndryshojë armët me një prekje të butonit. Komandantët e ushtrisë shprehen se ky tank një ditë do të mbrojë trupat amerikane në betejë.

Mjeti është testuar në SHBA dhe është në gjendje të ecë deri në 1 km duke shmangur lloje të ndryshme të formacioneve. Gjatë provave, tanku Ripsaw është ndjekur nga një mjet M113. Ky mjet drejtohet nga një ushtar dhe qëndron rreth 1 km larg tankut. Ushtari kontrollon tankun dhe armët e tij nëpërmjet internetit me valë.

 

/krokodili.al/