Prokuroria boshnjake ngriti një akuzë kundër ish-ushtarit Dalibor Maksimovic, duke e akuzuar atë për përfshirje në vrasjet dhe përdhunimet e fshatarëve në zonën Bratunac në vitin 1992.
Sipas aktakuzës së ngritur të martën, Maksimovic, i njohur si Daco dhe disa ushtarë të tjerë serbë të Bosnjës morën tre persona nga një grup i civilëve të paraburgosur boshnjakë në fshatin Rapovac më 9 maj 1992 dhe i vranë ata, raporton Kallxo.com
Prokuroria gjithashtu akuzon Maksimovic me vrasjen e një tjetri civili boshnjak në fshatin Glogova në të njëjtën ditë.
Maksimovic më tej akuzohet për heqje lirie ndaj një gruaje dhe përdhunimin e saj pasi e kërcënoi me armë zjarri, shkruan Kallxo.com.
Prokuroria boshnjake tha se do të përpiqet ta dërgojë çështjen për gjykim në gjyqësorin serb, pasi Maksimovic është një shtetas serb.
Aktakuza i është dërguar gjykatës vendase për miratim./Indeksonline/