Ushtari gjatë stërvitjes vret 3 persona dhe plagos një tjetër

E publikuar: 29/09/2017 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ushtar ka qëlluar për vdekje një oficer dhe dy ushtarë tjerë në Rusinë e largët lindore.

Ngjarja ka ndodhur në një bazë ushtarake, gjatë një stërvitjeje trajnimi, transmeton Indeksonline.

Ushtaraku po ashtu ka plagosur edhe një person, i cili momentalisht gjendet në spital.

“Në fushën e qitjes, një ushtar vrau dy trupat e tjerë dhe një oficer. Një tjetër ushtar u plagos. Ai është tani në spital, “thanë autoritetet lokale.