
Ushtarët turq të misionit të KFOR-it, kryen patrulla rutinë nëpër komuna të shumta në veri të Kosovës.
Sipas një njoftimi nga ana e KFOR-it, këto patrullime u kryen për të garantuar sigurinë përgjatë kufijve të Kosovës.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.