Detaje të reja kanë dal nga 46-vjeçari, që u gjet i vdekur nga nëna e tij mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Bëhet me dije se Altin Alikaj ka të çara në kokë. Ndërsa, familjarët kanë gjetur një sëpatë me gjak pranë tij.
Burime konfirmojnë për Abc se është ulur automati i dritave dhe janë helmuar edhe qentë e komshinjve për të mos bërë zhurmë.
Viktima ishte shpallur i humbur më datë 11 shkurt nga kushëriri i tij në policinë e Vlorës.
Dyshohet se ushtaraku ishte përdorues i lëndëve narkotike, dhe se emri i tij ishte i njohur nga policia si përdorues droge. 46-vjeçari shërbente në një repart ushtarak në Vlorë.



















