Nick Taylor nga Bath i Anglisë, që kishte porositur ushqim për qentë, u befasua kur ia sollën të mbështjellë me letrën e gjatë 20 metra.
Madje, qeset plastike që nuk kishin nevojë për mbështjellës, ishin të futura në një pako, që mund ta zinin brenda edhe vet blerësen, transmeton Telegrafi.
“Ka letër, për të mbështjellë të gjitha gjësendet që i shet një dyqan gjatë ditës”, ka shkruar Taylor në videon e postuar.
Më poshtë mund të shihni mbështjellësin, që ajo e ka vënë nëpër të gjithë shtëpinë, megjithëse nuk ka treguar edhe pakon me të cilën i arriti. /Telegrafi/