Është fakt se shumë prej nesh jemi të ekspozuar ndaj stresit gati çdo ditë, kjo për shkak të punës që bëjmë shkruan noa. Por shumë prej nesh mund të konsumojmë brokolin pa e ditur se sa të dobishme janë vlerat e tij ushqyese.
Së fundmi është zbuluar se ekstraktet e tij kanë treguar efekte mjaft të rëndësishme në shëndetin e njeriut e në veçanti për të mbrojtur qelizat tona nga stresi dhe sëmundjet e rënda si Alzheimer.
Ky është rezultat i një hulumtimi, i cili ka treguar se ekstraktet e kësaj bime të pasur me antioksidues ndihmojnë shumë kundër stresit.