Konsumimi produkteve të detit mund të ketë efekt pozitiv në një prej sëmundjeve që prekin moshat e avancuara. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se produktet e detit ngadalësojnë përparimin e harresës. Ekspertët e “Rush University” në Çikago kanë ekzaminuar trurin e 286 personave me harresë, të cilët kohët e fundit kanë ndërruar jetë.
Ata arritën në përfundimin se pacientët që kishin konsumuar produkte deti çdo javë e kishin trurin më pak të dëmtuar nga harresa. Autorët e studimit thonë se këtë efekt pozitiv e kanë të gjitha llojet e produkteve të detit, që nga peshqit e deri te frutat e ndryshme, si karkaleca, oktapodë, midhje etj.
Ushqimi që forcon kujtesën tuaj
NGA KATEGORIA