Ushqimi i duhur për spermatozoidë të shëndetshëm

E publikuar: 18/05/2016 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një studim i publikuar në revistën “Fertility and Sterility” ka treguar se frutat dhe perimet ndihmojnë meshkujt për të pasur një spermë të një cilësie më të lartë.

Kërkuesit spanjollë të Universitetit të Mursias kanë krahasuar meshkuj të cilët konsumojnë ushqim të zakonshëm dhe të tjerë që ushqehen me fibra, vitamina C, pak yndyrna dhe proteina. U vu re se këta të fundit kishin spermatoizidë më të shëndetshëm.

Ende nuk është kuptuar se pse ndodh kjo, por një ushqim i kontrolluar jo vetëm mbron organizimin nga diabeti, kolesteroli i lartë apo hipertensioni, por ndihmon edhe shëndetin riprodhues.