Lekura eshte gjeja e pare qe njerezit shohin kur ju shikojne. Dhe quditerisht konsiderohet si organi me i madhe ne trupin e njeriut. Sherben shume qellime duke perfshire ketu edhe rolin mburojes ndaj bakterieve dhe ambientit, dhe konvertimin e drites se diellit ne vitamin D. Shtresa dhjamore perbrenda siperfaqes se lekures ndihmon ne sigurimin qe lengjet e rendesishme brenda trupit tone qendrojne brenda.
Nje gje ironike rreth lekures eshte se kur njerezit jane te rinj brenga e tyre me e madhe eshte se si te nxihen. Por me plakje prioriteti kryesor i lekures eshte si t’i parandalojme rrudhat dhe menyra numer 1 eshte te mos nxihemi.
E pra, kur behet domosdoshmeri te fillosh te kujdesesh per lekuren tuaj? Sigurisht qe eshte me heret se mendon? Mark G. Rubin, asistent profesor klinik i dermatologjis prane Universitetit San Diego, beson se mos pirja e duhanit dhe shmangja e diellit qysh ne moshen e re shpaguhet me vone.
Ai thote, “pasiqe parandalimi luan nje role te madhe ne plakjen e lekures sa me heret qe fillon aq me mire.” “Deme te mjaftueshme veq jane shkaktuar ne lekure ne momentin qe ju vereni ndryshime qe nuk i pelqeni.”
Nese mendon rreth asaj, e gjithe cka jemi duke u munduar te bejme eshte te vonojme plakjen normale te lekures e cila plaket si cdo organ tjeter.
Ne nivelin fizik menyra me e mire e ngadalsimit te dukjes se plakjes se lekures eshte te mbani lekuren mire te hidruar me nje shtrese te mire te lipide (yndyre) perfundi lekures per te mbrojtur lageshtin e brendshme. Disa ekspert thojne se ju mund ta beni kete pjeserisht duke ngren nje diet te shendetshme qe perfshine disa prej yndyrave te mira si (omega 3 dhe yndyrat mono te pangopura), duke pire shume uje dhe duke pasur nje regjimen te mire te kujdesit lekuror per te kondicionuar lekuren dhe minimizuar humbjen e lageshtise. Gjithcka ka te bej me mbajtjen e lekures se shendosh nga brenda dhe nga jashte.
“Lekura juaj eshte pasqyre i shendetit tuaj dhe keshtu ushqimi i mire, fjetja e mjaftueshme, reduktimi stresit, te qenit i hidruar, etj, te gjithe luajne role ne krijimi e nje lekure te bukur”, thote Rubin.
E keshtu arrijme tek pytja: C’far ushqime duhet te zgjedhim per te permiresuar shancat te kemi lekure te shendetshme? Vazhdo te lexosh listen e materieve ushqyese per lekure dhe ushqimet qe me se shumti jane te pasura me to.[wp-like-locker]
Antioksiduesit
Shume dermatologjist besojne se antioksiduesit kryesore (vitamin A, C dhe E) mund te ndihmojne ne zvoglimin e rrezikut nga dielli dhe demet tjera ambientore duke carmatosur “radikalet e lire” qe shkaktojne rrudhjen,. Radikalet e lire jane molekula te paqendrueshme qe demtojne qelizat.Vitamina A. Nje studim i fundit i kryer ne Holande me meshkuj dhe femra te shendetshem ka zbuluar nje lidhje te rendesishme mes nivelit te Vitamines A ne gjake dhe gjendjes se lekures. Me marrjen e karotenoideve (substanca bimore qe trupi juaj konverton ne vitamin A) nga ushqimet eshte menyra me e sigurt pershkake se ka gjasa qe te merrni shume me shume vitamin A nga suplementet se sa nga ushqimet e pasura me me karotenoid.Top Burimet Ushqimore te pasura me vitamin A jane: karrota, kungulli, patatet e embla, qulahi, mangot, spanaqi, pjeperi, gjerat e gjelberta, lakra jeshile, rrepen e kuqe dhe gjus domate.
Vitamina C. Vitamina C eshte potent topikal qe don te thot se eshte antioksidues qe gjendet ne lekure por vetem ne formen e saj aktive – form e njejte qe ju merrni nga ushqimet. Natyrisht qe me futjen e frutave dhe perimeve te pasura me vitamin C ne dieten tuaj ditore eshte gje e mire per te bere per shendetin tuaj.
Top Burimet Ushqimore te pasura me vitamin C jane: gjus portokalli, gjus grapfruti, papaja, dredhezat, kivit, specat e kuq dhe te gjelbert, pjeperi, gjus domate, brokoli, mangot, portokalli, laker brukseli, grapefruti, lulelakra dhe lakra jeshile.
Vitamina E. Shume hulumtime jane ne rruge te paperfunduar per te mirat e mundshme te vitamines E si nje permbajtes ne produkte qe aplikohen ne lekure. Sidoqofte deri tash duket te ndihmoj lekuren me se shumti si kondicioner i lekures.
Burimet Ushqimore me vitamin E perfshihen vajrat bimore, farat, arrat, ullinjet, spanaqi dhe shparga. Por eshte e veshtire te marresh aq sa duhet vitamin nga ushqimet dhe keshtu shume njerez marrin suplement. Por sigurohu qe mos te marresh me shume se 400 njesi nderkombtare ne dite keshtuqe nuk e tepron
Zgjedh Yndyrat E Mira
Acidet yndyror te Omega-3 jane te mira edhe per lekure. Omega-3 nga peshku ndihmon ne mbrojtjen kunder demeve nga dielli sipas nje studimi te kryer ne suplementet e vajit te peshkut. Eksperti kunder plakjes Nicholas Perricone autor i librit The Wrinkle Cure (Ilaqi Rrudhave) sygjeron fuqimisht nje diet te pasur me antioksidues dhe omega-3 per nje lekure me te mire, thote Rubin, “dhe ka ca deshmi shkencore per te perkrahur at lloj diete”.Perderisa sigurisht qe ka akoma shume per tu mesuar per te mirat dhe rreziqet e suplementeve te vajit te peshkut, prape se prape eshte e kuptueshme dhe e mire te shtosh te ushyerit me ushqime te pasura me omega-3.Top Burimet Ushqimore Te Omega-3 jane: peshku, fare-liri, arrat dhe llojet e vezeve qe jane te pasura me omega-3.
Nje studim Holandez i permendur me siper per zbulimin e tyre rreth Vitamines A gjithashtu ka zbuluar se yndyrat mono te pangopura (monounsaturated) jen te lidhura me pH te favorshme te lekures (pH eshte balanci mes aciditetit dhe alkalinitetit qe ishte i rendesishem per nje lekure te shendetshme).
Top Burimet Ushqimore Me Yndyra Mono Te Pangopura jane vaji ullirit, vaji bajameve, vaji lajthis, avokadot, ulliri, bajamet dhe lajthit.
Ha Ushqime Te Plota
Ushqimet E Plota (Whole Foods) jane ushqimet e pa perpunuar, pa aditive dhe biologjikisht te natyrshme. Me fjale te tjera jane ashtu qysh i ka fal Zoti.
Doktoresha Wilma Bergsel, kryetare e klinikes hulumtuese te dermatologjis prane Klinikes Cleveland ne Ohio, ka thene ne Buletin Lajmesh Environmental Nutrition se ajo gjithmon u thote pacienteve qe te ushqehen me diet te shendetshme te ushqimeve te plota. Ajo ka permendur ne buletin se dieta qe ndihmon kunder semundjes se zemres dhe kancerit eshte gjithashtu e mire edhe per lekure.
Hulumtuesit ne Universitetin Monash ne Australi me nje studim te fundit kan ndihmuar Bergselden ne vertetimin e poentes se saje. Hulumtuesit kane shikuar ne dieten e me shume se 450 njerezve te moshes 70 e me shume nga Australia, Greqia dhe Suedia. Ata kan zbuluar se personat qe kishin diet te pasur me ushqime te plota – perime, fruta, bime barishtore, vez – kishin me pak rrudha dhe plakje te hershme te lekures se sa ata dieta e te cileve ishte e pasur me qumesht, mish te kuqe (veqanarisht mish te procesuar), gjalpe, patate dhe sheqer.
Hulumtuesit besojne se kjo ka te bej me antioksiduesit, fitokemikalet (phytochemicals) dhe yndyrat mono te pangopura qe ushqimet e plota ofrojne./infosot/