Ushqimet që luftojnë dhimbjet menstruale

E publikuar: 26/03/2015 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumica e femrave, të paktën 40 – 70 për qind, kanë pasur eksperiencë me dhembje të shkaktuara nga menstruacionet. Shpina, gjoksi dhe barku janë pjesët me më së shumti dhembje.

Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të shmangur ilaçet, ngrënia e ushqimit të shëndetshëm është një prej tyre.

Nutricionistja Kathy Smart nga Ottawa ka publikuar një listë të ushqimeve që duhet ngrënë për të shmangur dhembjen e shkaktuar nga menstruacionet.

Farat susam
Nutricionistja thotë se farat susam kanë kalcium dhe mund t’i japin shije të mirë ushqimeve.

Majdanoz
Majdanozi jo vetëm që ka minerale dhe vitaminën C, por kur përdoret në qaj, mund të jetë shumë efikas në relaksimin e trupit.

Selino
Nëse hani selino mund të ndihmojë në luftimin e dhimbjeve gjatë kohës së menstruacioneve.

Peshku salmon
Peshku salmon ka vitamina të shumta dhe ndikon në luftimin e inflamacionit.

Farat Sacha Inchi
Farat Sacha Inchi, që mund të gjenden në Amazonë, është e pasur me vitaminë Omega – 3.

Çokollata e zezë
Nëse jeni adhuruese e çokollatës, sigurohuni që ajo të ketë të paktën 70 për qind kakao, transmeton Koha.net. Kjo ndihmon në relaksimin e muskujve.

Uji
Dihet që lëngjet janë esenciale për trupin e njeriut kur ka shtrëngime. Rekomandohet që të pihen dy deri tri litra ujë gjatë periudhës së menstruacioneve.

Çaji
Çaji është një mundësi e lehtë për të zëvendësuar mallin tuaj për kafeinën. Çaji i gjelbër rekomandohet për të larguar dhimbjet e barkut.