Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim në Kosovë (USAID) ka lansuar projektin “Rritja e punësimit të të rinjve kosovarë”, me të cilin synon zbutjen e papunësisë të të rinjve në Kosovë, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive ndërmarrëse.
Projekti, i cili implementohet nga Fondacioni MDA, synon të ofrojë ngritjen e aftësive ndërmarrëse të të rinjve përmes trajnimeve të ndryshme në lëmin e ndërmarrësisë.
“Ky është një kombinim gjithëpërfshirës i trajnimit dhe mësimit individual për biznes. Zhvillimi i këtij projekti është bërë në atë mënyrë që t’iu ndihmojë ndërmarrësve të rinj që të zhvillojnë aftësitë ndërmarrëse dhe të tërheqin investime. Ky program do të jetë në dispozicion për 48 të rinj, të moshës 18-30 vjeç, që i përkasin komunitetit shqiptar dhe serb nga 12 komunat e synuara: Graçanicë, Kllokot, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë, Gjilan, Istog, Klinë, Obiliq, Pejë, dhe Vushtrri”, thuhet në njoftim.