Përfaqësuesja e Uruguait ka fituar ndaj Arabisë Saudite me rezultat 1-0.
Skuadra latine edhe pse fitoi me rezultat të ngushtë, ajo ishte dukshëm më e mirë në fushën e blertë.
Golin e parë dhe të vetëm në takim e shënoi Luis Suarez në minutën e 23-të pas asistimit nga Carlos Sanchez.
Gëzimi i Luis Suarez te goli i fitores (Foto: Getty Images)
Pjesa e dytë ishte me më pak raste pasi të dy skuadrat u tërhoqën paska.
Pas kësaj fitore Uruguai ka gjashtë pikë dhe renditet në vendin e dytë me aq pikë sa Rusia.
Matias Vecino gjatë një dueli me Hatan Bahbir (Foto: Getty Images)
Të dy skuadrat e lartpërmendura janë kualifikuar në fazën e eliminimit direkt (1/8 e finales), kurse Arabia Saudite dhe Egjipti janë eliminuar.
Ndeshja e ardhshme e Uruguait është ndaj Rusisë, përcaktuese për pozitën e parë në grup. /Telegrafi/

















