Urimi i kryeministrit për Krishtlindjet Ortodokse

E publikuar: 07/01/2018 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

”Krishtlindjet ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të krishterët me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

”Të gjithë qytetarëve të Kosovës që besojnë në krishterim, Gëzuar për shumë mot krishtlindjet ortodokse. Me këtë rast i uroj edhe miqtë tanë që shërbejnë në misionet e ndryshme ndërkombëtare në vendin tonë si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks”, bëhet e ditur në komunikatën e kryeministrisë.

Sipas Haradinajt, festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve kosovarë por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre si dhe hyjnoren brenda tyre!

”Krishtlindjet ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati”, citohet të ketë thënë më tutje Haradinaj.

Sot besimtarët ortodoks në gjithë botën festojnë Krishtlindjet. Me rastin e kësaj feste në tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse mbahen liturgji./21Media