Urimi i fundivitit në kartolinën 200 milionë herë më të vogël se një pullë postare (Foto)

E publikuar: 19/12/2017 03:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kartolina më e vogël në botë, që është 200 milionë herë më e vogël se pulla postare, është krijuar nga shkencëtarët e Qendrës Ndërkombëtare për Fizikë me bazë në Londër.

Miniatura me 15 dhe 20 mikronë, që ka një ilustrim të vogël dhe urimet për festat e fundvitit, duhet të shikohet me mikroskop pasi është e padukshme për syrin e njeriut, transmeton Telegrafi.

Fija flokut e zmadhuar për 2000 herë dhe kartolina

E punuar nga membrana e nitratit dhe e mbështjellur me platin shumë të shtrenjtë, kjo kartolinë mund të humbet në hapësirat e fijes së flokut.

“Nuk është vetëm një punim absurd, i bërë për të humbur kohë. Është pjesë e hulumtimeve për krijimin e gjërave të vogla, por që janë të pathyeshme”, thuhet në raportin për këtë rast.

Punime të njëjta që kanë strukturë të fortë, pritet të hyjnë në punë në intervenimet kirurgjike dhe aspekte tjera të teknologjisë së avancuar. /Telegrafi/