Ura Beipanjiang në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore, ekuivalente me lartësinë e një ndërtese 200-katëshe, ka tërhequr një numër të madh vizitorësh nga brenda dhe jashtë vendit, shkruan “Xinhua”.
E vendosur mbi 565 metra mbi një luginë, ura Beipanjiang është pjesë e një autostrade që lidh qytetin Hangzhou në provincën Zhejiang të Kinës lindore dhe qytetin Ruili në provincën fqinje të Guizhou, Yunnan. Ura është certifikuar si më e larta në botë nga rekordet botërore “Guinness”.
Guizhou ka 50 nga 100 urat më të larta në botë. Për shkak të numrit të madh të urave, llojeve të tyre dhe teknologjive komplekse të përdorura në ndërtimin e urave, krahina njihet si “muzeu i urave botërore”, sipas departamentit krahinor të transportit.
Vitet e fundit, shumë ura në Guizhou janë kthyer në atraksione të njohura turistike për shkak të peizazheve mahnitëse rreth tyre.
Në gjysmën e parë të vitit 2021, krahina priti rreth 327 milionë turistë dhe grumbulloi të ardhura nga turizmi prej 311.27 miliardë juanë (rreth 48.37 miliardë dollarë), një rritje respektivisht prej 89.7% dhe 118.59% në bazë vjetore. (Fatosi)