Lajmet

Uran Ismaili: Albin Kurti nuk duhet të ketë frikë të përballet në debat me Bedri Hamzën

18.05.2026 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Uran Ismaili: Albin Kurti nuk duhet të ketë frikë të përballet në debat me Bedri Hamzën

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Uran Ismaili, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti duhet të përballet në debat me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

“E mira do të ishte që zoti Kurti të mos frikësohet të dalë në debat me Bedri Hamzën. Le të dalë në debat dhe të mos mbyllet pas deputetëve të vet, të cilët duartrokasin çdo gjë që ai thotë”, u shpreh Ismaili.

Ai foli edhe për përvojën e tij pas rikthimit në Kuvend, duke komentuar mënyrën e funksionimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas rikthimit tim në parlament pas katër vitesh, kam parë se aty gjithçka ka, por demokraci jo. I njëjti mentalitet tani po tentohet të bartet edhe në shoqëri, ku vazhdimisht tentohet të nxihen pozitat e tjera”, tha ai. Sipas Ismailit, nëse Kurti ka vetëbesimin dhe gatishmërinë për t’u përballur me kundërshtarët politikë, atëherë duhet të jetë i gatshëm të marrë pjesë edhe në debate publike. “Nëse ka kaq shumë vetëbesim dhe mendon se është i gatshëm të përballet me këdo, atëherë duhet të dalë në debate”, shtoi ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje