Landy Lathrop ka qenë duke shëtitur me biçikletë në Floridë të Shteteve të Bashkuara, kur ka hasur në një barkë të pazakontë, që e kishin nxjerrë ujërat e uraganit Irma.
Objektin nga druri që peshon mbi 700 kilogramë, e ka hipur në kamionin e një miku dhe e ka dërguar në një qendër që merret me studime historike, transmeton Telegrafi.
“E dija që ka diçka të veçantë te kjo barkë. Nuk është aspak si të zakonshmet që i shohim çdo ditë”, ka thënë Lathrop lidhur me gjetjen.
Studimet fillestare kanë treguar se kjo është një lundër që i përkiste amerikanëve autoktonë dhe se është disa shekuj e vjetër. /Telegrafi/