Agjencia britanike e akreditimit ka përfunduar proçesin e të akredituarit të Universiteteve dhe tashmë ka publikuar rezultatet.
Në rezultatet e akreditimit vihet re se maksimalen e kanë arritur vetëm universitetet private duke marrë rreth 5-6 vite akreditim.
Më tej lista vijon me Universitetin “Fan Noli” të Korçës, i cili ka arritur të marrë 5 vite akreditim.
Ajo çfarë lë për të dëshiruar këtë vit është vendi që ka zënë Universiteti I Tiranës.
Ndër 12 universitetet e akredituara, ai i Tiranës qëndron në vendin e 12-të, pra në të fundit, duke mos plotësuar kështu standartet, e duke paraqitur mangësi të mëdha.
Lista më poshtë:





















