United refuzon ofertën e Arsenalit për Baillyn

E publikuar: 28/01/2019 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United është ndër klubet më në formë në Ligën Premier.

Me ardhjen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, Djajtë e Kuq kanë renditur fitoret dhe synojnë të futën në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Një çështje tek United është ajo e mbrojtësit Eric Bailly që ende nuk ka vazhduar kontratën.

Arsenali ka tentuar transferimin e mbrojtësit nga Bregu i Fildishtë, por që nuk kanë pasur sukses.

Eric Bailly (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Topçinjtë kanë dërguar ofertë prej 30 milionë eurove, por që është refuzuar nga Djajtë e Kuq.

Ka qenë trajneri Ole Gunnar Solskjaer që i ka bërë të qartë klubit se llogarit në shërbimet e lojtarit dhe nuk duhet lejuar largimi i tij.

Manchester United në muajin shkurt pritet t’i rinisë bisedimet me lojtarin për një kontratë afatgjate.

Ish-anëtari i Villareal ka kontratë me United deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/