United nuk gjen fitoren as ndaj Valencias

E publikuar: 03/10/2018 06:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester Untied nuk ka arritur të shëojë fitore ndaj Valencias në një ndeshje të luftuar në Old Trafford. Sfida përfundoi me rezultat 0-0.

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola teksa United dominoi fuqishëm sfidën.

Në pjesën e dytë Sanchez u largua për Martialin dhe u mundua të bëhej ndryshimi, por nuk ndodhi.

Foto: Michael Regan/Getty Images

Madje Valencia tentoi të shënonte nga kundërsulmet, por spanjollët në fund mund të ndahen të kënaqur me rezultatin përfundimtar 0-0.

Manchester United pas këtij barazimi gjendet në vendin e dytë me katër pikë, dy pikë prapa Juventusit që e pret në xhiron tjetër në Old Trafford. /Telegrafi/