Manchester United ka arritur të realizojë fitore ndaj Barcelonës me rezultat 3-1 në kuadër të International Champions Cup të zhvilluar në Amerikë.
Fillimi i takimit i takoi Unitedit, që menjëherë kaloi në epërsi me anë të Rooneyt i cili shënoi pas asistimit të Ashley Young (8′).
Deri në fund të pjesës së parë nuk pati gola. Në pjesën e dytë u bënë shumë zëvëndësime nga të dyja skuadrat, kurse në lojë hyri edhe Adnan Januzaj.
Ishte Lingard ai që shënoi për 2-0, para se Rafinha në minutën e 90-të të raelizonte për 2-1.
Ndonjë shpresë për rikthim Barcelonës ia ka shuar Adnan Januzaj në minutën e fundit të takimit (90+1′) për rezultatin përfundimtar 3-1.
Ky gol i Januzajt vetëm sa do t’i kontribojë atij në vazhdim të karrierës te United. /Telegrafi/