Saktësisht 10 minuta më vonë, ishte përsëri Marcus Rashford që shënoi në portën e mysafirëve për 2-0.

Me epërsinë prej dy golave të Djajve të Kuq përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë filloi me sulmet e Liverpoolit të cilët tentonin të riktheheshin në lojë.

Mesfushori Alex Oxlade Chamberlain pati një goditje të mirë por që nuk ishte e saktë duke mbetur rezultati i pandryshuar.

Mysafirët arritën ta ngushtonin epërsinë falë një autogoli të shënuar nga mbrojtësi i vendasve Eric Bailly.

 (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Afrikani në tentim për ta larguar topin nga zona e rrezikshme befasoi De Gean duke e dërguar atë në rrjetë.

Kësisoj pas kësaj fitore, Manchester United mbetet në pozitën e dytë me 65 pikë të grumbulluara pesë më shumë se rivalët e Liverpool.

Në ndeshjen e radhës Djajtë e Kuq do të luajnë përsëri në shtëpi ndaj Swanseas, ndërsa Liverpool pret Watfordin në ‘Anfield’. /Telegrafi/