United e mbyll fazën grupore me humbje nga Valencia

E publikuar: 13/12/2018 06:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United nuk arriti të shfrytëzojë gabimin e Juventusit në Bern ndaj Young Boysit, duke lejuar të mposhtet me rezultat 2-1 nga Valencia dhe duke mbetur kështu në vendin e dytë.

Mourinho vuri në dispozicion ekipin e tij jo më të mirë, një kombinim i startuesve dhe rezervistëve.

Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver

Kjo nuk pati sukses, pasi Valencia në secilin moment të takimit ishte e papërmbajtshme.

Pas vetëm 17 minutash lojë ishte Soler ai që shënoi për 1-0 dhe gëzimin e tifozëve vendas.

Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver

Me të filluar pjesa e dytë Valencia shënoi edhe golin e dytë, Autor ishte mbrojtësi i Unietdit, Phil Jones (47′), duke realizuar për 2-0 dhe fitoren e thellë të vendasve.

Deri në fund të takimit United gjeti golin e ngushëllimit me anë të Marcus Rashford (87′) për rezultatin përfundimtar 2-1.

Valencia kështu mbyll grupin në vendin e tretë me tetë pikë dhe vazhdon garat në Europa League kurse Manchester United mbetet në vendin e dytë me 10 pikë, dy më pak se lideri Juventusi. /Telegrafi/