Unioni i biznesmenëve kosovarë nga Gjermania mbështet nismën e Investimeve Strategjike

E publikuar: 03/10/2017 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Biznesmenët kosovarë nga diaspora interesohen për Ligjin e Investimeve dhe kërkojnë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike të mos kursehet mbështetja e mërgimtarëve në proceset e zhvillimit ekonomik të Kosovës, shkruan infosot.

Përfaqësues të Unioni të Bizneseve nga Gjermania kanë takuar zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, me të cilin kanë biseduar dhe e kanë informuar për format e bashkëpunimit dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

“Me Ligjin e Investimeve Strategjike, Republika e Kosovës ka hapur një faqe të re në sektorin e investimeve. Diaspora është një komunitet i rëndësishëm për ekonominë e Republikës dhe mbështetja e këtij procesi nga ana juaj është e nevojshme”,- ka thënë zëvendëskryeministri Dardan Gashi.

Nga ana tjetër, biznesmenët kosovarë Albert Hashimi dhe Vëllaznim Kelmendi, nga Unioni i Bizneseve, kanë ftuar ministrinë në Gjermani për t’i parë kosovarët bashkë dhe vullnetin e tyre për zhvillimin e Republikës së Kosovës.

Unioni i bizneseve nga Gjermania ka 300 anëtarë dhe është themeluar para tre vjetësh./infosot/