Unike, shënojnë babë e bir në një ndeshje

E publikuar: 15/07/2015 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në futboll kemi parë vëllezër që luajnë në një skuadër, madje dhe babë e bir që veshin gjithashtu ngjyrat e të njëjtit ekip, por rasti i Rivaldos dhe djalit të tij Rivaldinho është vërtetë unik. Kampioni i Botës në vitin 2002 me Brazilin, jo vetëm që luajti në të njëjtën skuadër me djalin e tij por gjithashtu shënuan të dy gol në të njëjtën ndeshje. Në Moshën 43 vjecare, Rivaldo u rikthye në fushë për të ndihmuar ekipin e tij Mogi Mirim, I së cilit është dhe pronar, për të fituar 3-1 në Serinë B braziliane ndaj Macae, me Rivaldinhon që shënoi dy herë e Rivaldon, që realizoi një herë nga pika e bardhë për rezultatin provizoi 2-0. Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit, luan rregullisht prej një muaji duke qenë se skuadra e tij nuk po ecën mirë në kampionat, teksa para suksesit me Macae, mbante vendin e fundit në renditje. Në përfundim të sfidës Rivaldo u shpreh i lumtur për faktin, që pa emrin e tij në listën e shënuesve përkrah atij të djalit të tij Rivaldinho./ss/