Unifikimi i Kosovës me Shqipërin

E publikuar: 27/12/2023 20:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kumtesë e palexuar në “Takimin e Madh të Tiranës”, Takimin PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, me tematikë: Histori-Identitet-Integrim, mbajtë në “Tirana International Hotel & Conference Centre”, më 12 dhjetor 2023.

Dr.sc.Nikë Gjeloshi

KUMTESË
UNIFIKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË

E falenderoj per ftesën veprimtarin, diplomatin e filantropin Ramiz Tafilaj, mikun tim qe nga studimet në Zagreb, vitet e 70-ta, dhe e pergëzoj për organizimin e këtij Takimi Mbarëkombëtar.

Kumtesën time e kam në tre pika:
Një (1), Në fillim do ta shëndris një veprim të perbashket me mikun Ramizin, i cili veprim pati mbeshtetje publike amerikane, me shumë interes për Kosovën.

-Në mars të vitit 1990, sa po bëhëj një vit pas suprimimit të Autonomisë (23 mars 1989) dhe suprimimit të Kuvendit e Qeverisë së Kosovës, perkatësisht okupimit të Kosovës nga Serbia (5 korrik 1990), ndodhë helmimi misterioz i nxënësve shqiptar, i shkollave fillore e të mesme në Kosovë.

Ditën e parë të helmimeve qe po bartëshin nxënësit per në Emergjencë në Qendren Spitalore në Prishtinë, bashk me vëllain e Ramizit, Nijaziun, ingjinier i elektroteknikes, telefonojmë Ramizin në Hjuston, qe permes Tij per helmimet të njohtohet Shteti dhe Opinioni amerikan. Ramizi urgjentisht e kontakton gazetarin e prezentuesin e lajmeve kryesore të NBS News, Tom Brokaw, dhe permes atij prezentuesi njohtohen të gjitha gazetat amerikane, si New York Times, Washington Post e tjera. Reagon edhe diplomacia amerikane ndaj Jugosllavisë.

Helmimi misterioz i nxënësve shqiptar vlersohet si pasojë e grindjeve nacionale me humbjen e autonomisë se Kosovës. NewYork Times shkruente: „Qeveria Jugosllavisë ka dergue njësi të reja të armates në Kosovë, pas perseritjës se trazirave të shkaktuara nga sëmundja misterioze“ (Rilindja, 28.3.1990, 3). Ato mbeshtetje publike të SHB-ve, Unë i quaj kthesë historike në perkrahje të Kosovës.

Më vonë, Kosova dhe shqiptarët e saj, u perkrahem nga Presidenti George Bush (1991) permes „vijës së kuqe“ të interesave amerikane, kur po shperbëhëj Federata jugosllave me luftë. U perkrahem edhe permes Operacionit të Forcave Aleate/Operation Allied Force/ të Alences Veriatlantike, NATO-s, nga 24 marsi 1999, dhe pas 78 ditë bombardime nga ajri, të Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbi e Mali i Zi), e luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u arritë çlirimi i Kosovës dhe u debue okupatori shekullor, Serbia.

Përmes SHBA-ve, shtetit amë Shqipërisë, e shumicës se shteteve me të fuqishme ushtarake e ekonomike në Planet, arritem të pranohemi Shtet (17 shkurt 2008).

Dy (2), Ne veprimtarinë praktike politike dhe ndertimin e Shtetit të Kosovës, edhe se në vazhdimsi mbështetet bashkëjetesa e perplasjet e të mirës dhe së keqes nder shqiptarë (ajo qe quhet doktrinë Manikeizem), ka patur përparime qe kryesisht i takojnë sektorit privat, por ka patur edhe svida në ndertimin e „Shtetit të së drejtës“ (ku ligji është sovrani) dhe degradim të Shtetit.

Shkaku: keq qeverisja e tipit kakistokraci (greqisht kàkistos, sundim/pushtet/qeverisje me e keqe qe mund të existojë); pushtetar qe nuk e kanë dasht as se donë popullin e as Shtetin, Kosovën. Shto kësaj edhe bisedimet me Serbinë per qeshtjet qe rrezikojnë integritetin e sovranitetin e vendit- Kosovës.

Historia politike e krijimit të shteteve tregon se:
-Pushtetarët qe nuk janë në shërbim të popullit e shtetit,
-Pushtetarët mosmirënjohës (mosmirnjohja është vesi me i ultë i njeriut),
-Pushtetarët e pa rrespekt ndaj popullit e miqve,
-Pushtetarët qe nuk e mbajnë fjalën e dhënë popullit, e as miqve që ne rastin tonë na mbeshteten të bëhemi të lirë, të pavarur dhe se fundi Shtet (mos mbajtja e fjalës është tradhti); populli ata pushtetar duhet lanë anash, siq e thot edhe M.A.Ciceroni, 60 vjet para Krishtit.

Per ma teper, pushtetarët e tipareve të tilla, shkaktojnë dame me pasoja per Popullin e Shtetin dhe per Unifikimin tonë kombëtar.

Tre(3), Per herë të parë, në historinë tonë shumë shekullore, e kemi mundësinë të behemi faktor stabiliteti e sigurie i kësaj pjese të Evropes (etimologjia e fjalës Ballkan dihet, Unë nuk e perdori).

Stabiliteti e siguria do janë me interes edhe për stabilitetin e sigurinë e Perëndimit në pergjithësi.

Stabiliteti e siguria e kësaj pjesë të Evropës do të jetë me e garantuar, me e plotë dhe më e qendrueshme, me ballansimin e perafert të popullit shqiptarë me popujt fqinjë, se pari permes Unifikimit të Kosovës e Shqipërisë, ashtu siq u unifikuen dy Gjemanitë, në nëntor 1990 (3 nëntor).

Si veprimtar politik e themelues i shtetit të Kosovës dhe njeri i shkencës, idenë e unifikimit e kam theksue nga vitet e 90-ta, edhe publikisht. E kam theksue edhe nder miq që i kam krijue, nga Vatikani, Vjena, Boni e Washingtoni, per mbeshtetjën e Lirisë e Pavarësisë se Kosovës nga Serbia. Dhe kam patur mbeshtetje: per Pavarësi e për Unifikim! Pavarësia u bë! U bë edhe në saj të gjakut të derdhur të heronjëve e martirve shqiptar: nga Adem Jashari, Fehmi Lladrovci-Feja, Bekim Berisha-Abe, Sali Çekaj, Agim Ramadani-Katana, e shumë të tjerë…, te cilët i pata shokë besnik e bashkveprimtar. Per unifikim nuk pati vullnet (lat.voluntas) nga Ne, gja që atë kohë u humbë një mundësi historike.

Vitet e fundit, insistova në integrimin e ca institucioneve, nemes Kosovës e Shqipërisë. U theksuen në publik ca nga ato, por shumë shpejt ra ideja. Kërkova mbështetje dhe per dy gjëra:
Një, qe ne këto kriza globale, Kosova të bëhët pjesë e NATO-s, ashtuqe me lehtë t’i shmangemi Luftës se mundëshme me Serbinë. Kërkesa ime sikur u mirëkuptue. Por, si me porosi nga Galaksioni Planetar i influencave gjeopolitike, lidershipi kosovar, i veshur me pushtet, pos qe i ngriri raportet me faktoret shqiptar të rajonit, arriti t’i damton aq shumë raportet me miq-BE e SHBA, sa as Serbia me Rusinë nuk do mund të na bënin dame më të mëdha.

Reagimet opozitare e të popullit, në pergjithësi, ndaj lidershipit te tillë duhej të ishin më te ashpra e më të vendosura. Sepse, populli ne çdo kohë ka të drejtë dhe duhet të lirohet nga lidershipi tek i cili e humbë besimin. Ndryshe, i humbur do të jetë Populli dhe Shteti.

Dy, kerkova mbështje per ta que para idenë e unifikimit të Kosovës me Shqipërinë. Fillimisht permes disa veprimeve institucionale. Pos vlersimeve tjera, jo të mira per pushtetet politike, pergjigja ishte: „Bashkimin nuk e donë asnjeri pushtet, i humbin pozitat e privilegjet, nuk të mbështesin“!

Unë theksova bindjen time: „Nese mbetet në ndërgjegjen e pushtetarëve, bashkimi nuk do të ndodhë kurr“! Ketë bindje e theksoj edhe tani.

Sado qe i kam bërë publike në shkrime e Libra të mi, po jap vetem tre shëmbuj, që, sipas ideve e insistimit tim, bënë kthesa historike me interes per popullin e vendin, Kosovën. Ndryshe fati i vendit do të ishte krejt tjeter!

Shembulli i parë: Mbase pritem ca muaj qe Akademia e Shkencave e Arteve (ASHAK) ta hartonte një Dokument për ta prezentue në Hagë, Unë e mora persiper dhe, per tre ditë, në gusht 1991, e hartova Deklaratën politike (të tre opcioneve), ashtu qe Rugova si lider politik e dorëzoi në Hagë atë Deklaratë politike per zgjidhjen e qeshtjes shqiptare në ishJugosllavi.

Presidenti i Shqipërisë Ramiz Alia (30 prill 1991-3 prill 1992), ate Deklaratë politike të tre opcioneve, ia kishte shpjegue kryeministrit italian Gulio Andreotti dhe Andreoti i deklaron: “Ajo Deklaratë qenka e menqur, e logjikshme, e drejtë dhe e vetmja e mundëshme” (njohtim i Robert Akshisë, bërë mue–Nikë Gjeloshi më 22.03.1992, në Romë, më rastin e vizites sime dhe dorëzimit të Kërkesës Vatikanit, në emen të Qeverisë, per pranimin e Republikës së Kosovës shtet).

Shembulli i dytë: Referendumin e shpallur me 22 shtator 1991 per Republikën e Kosovës në kunder te federates/konfederates Jugosllave, qe ishte në perputhje me nenin 2 te Kushtetutës se 7 shtatorit 1990, e njohur si Kushtetuta e Kaqanikut, arrita të njejtën ditë (heret në mengjës), ta anuloj dhe, me tekstin tim „per Republiken e Kosovës shtet sovran e i pavarur“, u organizue Referendumi nga 26-30 shtator 1991, i cili u votue 99% nga shqiptarët dhe ai tekst i Referendumit nga Kuvendi i Kosovës u inkorporue në nenin 2 te asaj Kushtetute, me 19 tetor 1991.

Pos më Referendum të 26-30 shtatorit 1991 „per Republikën e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur“, edhe me Kushtetutë, Kosova u bë Shtet Sovran e i Pavarur (shih në librat e mi: Kosova ‘89-…, Kosova ‘99-…,Ministria e Mbrojtjes…).
Zëvedëspresidenti i ambasadorit Marti Ahtisaari, Dr.Albert Rohan, në tetor 2017, kur doli problemi i Katalonisë që Serbia donte ta krahasonte me Kosovën, në OKB, e theksoi publikisht se arsya pse i dhamë pavarësinë Kosovës ishte se „…në shtator të vitit 1991 popullata shumicë shqiptare realizoj Referendumin e Pavarësisë me një pjesëmarrje prej 77% të popullatës, dhe me një votim pro pavarësisë prej 99% të votuesve në Referendum…“. (Dr.Albert Rohan, „Die Presse“, Wiena, 9.10.2017).

Shembulli i tretë: nuk do mbaheshin zgjedhjet Parlamentare e Presidenciale me 24 Maj 1992, qe do të thot do mbetnim pa asnjë institucion kushtetues, sepse Akademia e Shkencave e Arteve e Kosovës (ASHAK) kishte udhëzue se „… per t’i ndryshue kompetencat Kushtetuese të Kryesisë se Kosovës, si Organ kolektiv, duhej mbajtë Referendum,- Referendum nuk lejon Millosheviqi, zgjedhjet nuk mbahen!“ Unë e zbulova zgjidhjen ashtu qe, me një Amendament kushtetues, kompetencat e pergjegjësitë e Kryesisë se Kosovës (nenet 107-111) t’i barten postit të Presidentit të Kosovës. Zgjedhjet u mbajtjën dhe Kosova u bë me President historik!

Në favor të bashkimit na dalin edhe këta faktor:
1. Konstelacioni i sferave të ndikimit gjeopolitik ne të mirë të shqiptarve.
2. Ndarja e sferave të ndikimit gjeostrategjik edhe në ket pjesë të Evropës, sipas konceptit të Zbigniew Berzezinskit, me e qartë.
3. Ne, si popull/komb e gjeopolitikë, jemi pjesë e Evropës. Gjysma e kombit me shtetin amë-Shqipërinë, jemi pjesë e Aleancës Veriatlantike-NATOs.
4. Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian si e vetme mund të zgjatë. Samiti i liderve evropian e rajonal, i Procesit të Berlinit, në Tiranë, me 16 tetor 2023, e qartësoj: „… se pari kushtet, nuk ka datë per pranim në BE“.

Per fund,
Pervoja ime, siq e quan Kanti pervojën “Botë reale…“, me jep të drejtë se idetë me interes per popullin, mund të zbatohen në çdo kohë.
Ne ketë kuptim e shof me interes që të aprovohej një D e k l a r a t ë, qe do të perfshinte vizionin e perbashket strategjik dhe domosdonë e veprimit institucional qe qon në Unifikim/Bashkim të dy Shteteve (versionin e Deklaratës e kam hartuar, do duhej harmonizuar).

Poashtu, do duhej autorizuar një grup njerëz (3-5) qe në menyrë konfidenciale ta qojnë para idenë, me mbeshtetje edhe të miqve, duke i koordinue veprimet me autoritetet respektive për unifikimin faktik të dy Shteteve tona: Kosovës e Shqipërisë.

Historikisht politikat e mëdha bëhën dhe interesat kombëtare arrihen pemes pak njerzve!
Ne ketë Projekt jam i gatshem të marr përgjegjësi. Sepse:
a) kam besim në popull shqipëtarë për mbështetjen e kësaj ideje.
b) kam besim në miqt tradicional perëndimor, që pata mbështetje per kauzën tonë e bërjën e Kosovës shtet, se do ta kemi mbështetjën edhe per Unifikim.
c) e kam patur dhe e kam të qartë rrugën/metodologjinë per ta arritë unifikimin dhe se çfar strukturimi piramidal duhet ta ketë Shteti i Unifikuar, Shqipëria.

Shqiptarët nuk do ta harrojmë të shkuaren, neper shekuj, por duam të jetojmë në paqe e fqinjësi të mirë me të gjith popujt e shtetet fqinjë. Të njejten gjë: paqen e fqinjësinë e mirë, i ftojmë ta duan edhe fqinjët tanë: serbet, greket e të tjerët.

P.S.
1.Sipas dakordimit më Drejtorin e përgjithshem të „Gazetës se Alpeve“, Kumtesa do të publikohet në botimet e asaj Gazete.

2.Nga Këshilli Kombëtar Organizativ „Takimi i Madh i Tiranës“, me 12.12.2023, autorit të kësaj Kumtese iu nda Çmimi i Lartë „Pjeter Bogdani“: „Për kontribute e arritje të shquara në fushën juridike e politike si anëtar, nënshkrues, shpesh dhe hartues i dokumentave të rëndësishme politike, diplomatike e juridike për Kosovën e viteve ‘80 e ‘90“.

Prishtinë, 27.12.2023