UNICEF: Gati të gjithë fëmijët në Gaza kanë nevojë për trajtim psikologjik

E publikuar: 02/02/2024 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, UNICEF ka thënë se të paktën 17 mijë fëmijë në Gaza kanë mbetur të pa përkujdesje ose të ndarë nga prindërit e tyre.

Sipas UNICEF-it, pothuajse të gjithë fëmijët në Gaza, apo më tepër se 1 milion, kanë nevojë për trajtim të shëndetit mendor dhe trajtim psikologjike, shkruan BBC.

Kjo pasi sipas tyre, fëmijët janë duke shfaqur nivele të larta ankthi të vazhdueshëm, shpërthime emocionale ose panik kr dëgjojnë bomba, humbje të oreksit dhe paaftësi për të fjetur.